Bota Angela Merkel feston sot 65-vjetorin, 25 kuriozitete për gruan më të fuqishme...

Angela Merkel feston sot 65-vjetorin, 25 kuriozitete për gruan më të fuqishme në botë

Revista amerikane “Forbes” e ka paraqitur si “Gruaja më e fuqishme në botë”. Angela Dorothea Merkel drejton nga viti 2005 Gjermaninë.

Instinkti i saj për pushtet, mjeshtëria e saj taktiko-strategjike dhe aftësia për t’u përshtatur, e kanë kthyer Merkelin në një nga politikanet më të rëndësishme të Europës dhe Gjermanisë.

1. Angela Dorothea Kasner u lind në Hamburg më 1954, por familja e saj më vonë lëvizi në Gjermaninë Lindore, Angela u rrit atje.

2. Ajo është më e madhja e tre fëmijëve, e vëllait Marcus dhe motrës Irene.

3. Merkel është martuar dy herë, martesa e saj në 1977-n me një student fizike përfundoi në 1982-shin, ndërsa bashkëshorti i dytë është një profesor i kimisë kuantike, Joachim Sauer.

4. Angela Merkel nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme.

5. Ajo është e njohur për mospëlqimin e qenve.

6. Kur studionte, ishte e njohur për mësimin e menjëhershëm të gjuhëve të huaja, madje është vlerësuar me çmim për rusishten, ndoshta e trashëguar kjo aftësi nga nëna e saj që ishte mësuese gjuhe.

7. Pseudonimi i saj në vajzëri ka qenë “Kasi”, prej mbiemrit të saj së vajzërisë Kasner.

8. Kancelarja ka pranuar se ende ha ushqime të Gjermanisë Lindore, si supa Soljanka, e bërë me salsiçe dhe lëng turshi. “Ndoshta më ka mbetur zakon nga periudha komuniste, kur këtë supë e përdornim shpesh në Gjermaninë Lindore”, – është shprehur Merkel për revistat e huaja.

9. Veshjet e saj kanë një ngjyrë të ndryshme çdo herë, por stili është i njëjtë, xhaketë dhe pantallona.

10. Merkel është e njohur për ekspresionet e shumta të fytyrës.

11. Është e gjatë 165 centimetra.

12. I pëlqen shumë të gatuajë për bashkëshortin e saj, madje gjëja e parë që bën në mëngjes është përgatitja e mëngjesit për bashkëshortin e saj.

13. Ushqimi i preferuar është supë patatesh dhe eskallop.

14. Një ndër gjërat që i pëlqen shumë, janë ecjet e gjata në natyrë.

15. Merkel ndjek ndeshje futbolli të ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe gjithashtu është pjesëtare e një klubi futbolli gjerman.

16. Angela Merkel mban ende mbiemrin nga martesa e saj e parë.

17. Një nga ngjyrat që vesh me shpesh është bluja dhe nuancat e saj.

18. Buzëkuqi i saj është gjithmonë në nuanca natyrale.

19. Nëse do të kishte mundësinë të zgjidhte se ku do të zgjohej në mëngjes, Angela Merkel do të zgjidhte Gjermaninë Lindore, vendin ku është rritur.

20. Gjërat që ajo i bën me siguri dhe ndihet mirë janë: ngjitja në mal, gatimi dhe e qeshura.

21. Ëndrra e saj politike është që Gjermania dhe Evropa të jenë të qëndrueshme, të suksesshme dhe partnere të mira për botën.

22. Filmi i saj i preferuar është “Out of Africa”.

23. Babai i saj Horst Kasner ishte pastor luterian (i besimit protestant), ndërsa e ëma mësuese anglishteje.

24. Në vitin 1982 Angela Merkel u martua për herë të parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel, me të cilin u divorcua pas pesë vitesh. Ajo vendosi të mbante mbiemrin e tij. Në vitin 1998 – Merkel u martuar për herë të dytë me kimistin Joachim Sauer.

25. Në vitin 2005 – Merkel bëhet kancelaria e parë femër e Gjermanisë dhe e para nga Gjermania Lindore që merrte këtë post.