Bota Arabia Saudite: Asnjë takim Bin Salman-Netanyahu, gjithnjë në krah Palestinës

Arabia Saudite: Asnjë takim Bin Salman-Netanyahu, gjithnjë në krah Palestinës

Ministri i jashtëm saudit ka mohuar raportet në media për një takim të mundshëm midis princit të kurorës Mohamed bin Salman dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pavarësisht spekulimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis këtij vendi të Gjirit Arab dhe Izraelit.

“Nuk ka plane për një takim midis (përfaqësuesve të) Arabisë Saudite dhe Izraelit”, i tha Princit Faisal bin Farhan portalit Saudit Al-Arabiya, i cili del në anglisht, duke iu përgjigjur raporteve të mediave izraelite.

“Politika e Arabisë Saudite ka qenë gjithmonë e qartë që nga fillimi i konfliktit. Nuk ka marrëdhënie midis Arabisë Saudite dhe Izraelit dhe mbretëria qëndron fort pas Palestinës.”

Israel Today raportoi më herët se kishte mësuar nga burime të larta diplomatike se kishte bisedime intensive midis Uashingtonit, Tel Avivit, Kajros dhe Riadit për të mbledhur një samit të Kajros, i cili përfshinte një takim midis Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princit të Kurorës Saudite, Mohamed bin Salman.

Gazeta thoshte se samiti duhet të mbahet në javët e ardhshme, me përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite, si dhe udhëheqës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sudani, Bahreini dhe Oman.

Zyrtarët e lartë arabë kanë njoftuar Israel Hayom se Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo dhe ekipi i tij kanë ndërmjetësuar midis Izraelit dhe Arabisë Saudite në muajt e fundit për samitin që do të mbahet.