Bota Arabia Saudite rihap Mekën, por ndalon njerëzit të prekin Qabenë

Arabia Saudite rihap Mekën, por ndalon njerëzit të prekin Qabenë

Arabia Saudite rihapi dje zonën përreth Qabesë së Shenjtë në Xhaminë e Madhe të Mekës, i konsideruar vendi më i shenjtë i Islamit, duke anashkaluar një sërë masash të marra për të luftuar shpërthimin e koronavirusit të ri. Autoritetet Saudite këtë javë pezulluan pelegrinazhin, një kohë kur besimtarët e rrethojnë shtatë herë Qabenë dhe njoftuan se do të mbyllej përkohësisht zona përreth strukturës së gurit.

Por Mbreti Salman ka lejuar hapjen e Mataf (zonës ku njerëzit rrethojnë Qabenë) për personat që vijnë për pelegrinazh vetëm për një muaj. Lajmin e bëri të ditur Agjencia Zyrtare Saudite e Shtypit.

Qindra myslimanë u panë duke rrotulluar rreth Qabesë, por zona midis dy kodrave që haxhilerët duhet të shkojnë ndërmjet shtatë herë për të përfunduar të gjithë pelegrinazhin, do të jetë e mbyllur. Autoritetet bllokuan prekjen e murit të Qabesë, duke e rrethuar atë.

Autoritetet kanë thënë që njerëzit do të lejohen të luten pranë Xhamisë së Profetit në Medine dhe në Xhaminë e Madhe të Mekës ndërsa pelegrinazhi përgjatë gjithë vitit do të jetë i pezulluar. Rreth dy të tretat e 18.3 milionë pjesëmarrësve të pelegrinazhit vjetor gjatë vitit 2018 ishin qytetarë dhe banorë të Mbretërisë, sipas statistikave të botuara nga qeveria.

Dje u bë me dije se hyrja në Arabinë Saudite nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Bahreini do të kufizohej përkohësisht dhe do të mbylleshin tre aeroporte, ai i Riadit, Jeddah dhe Dammam. Sipas të dhënave, vetëm kamionët tregtarë do të lejohen të kalojnë përmes tokës.

Ministria e sporteve tha se do të pezullojë pjesëmarrjen publike, në të gjitha ngjarjet sportive që fillojnë të shtunën, duke reflektuar thirrjet në të gjithë Gjirin Persik për të anuluar tubimet masive.

Rreth 2.5 milionë besimtarë udhëtuan në Arabinë Saudite nga e gjithë bota në vitin 2019 për të marrë pjesë në pelegrinazh, të cilin të gjithë myslimanët duhet ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre nëse kanë mundësi. Ngjarja është një sfidë logjistike masive për autoritetet saudite, me turma kolosale që përplasën në vende relativisht të vogla të shenjta, duke i bërë pjesëmarrësit të ekspozuar ndaj koronavirusit. Në rajonin Gjirit ka më shumë se 200 të infektuar me Covid-19 dhe Kuvajti njoftoi se duhet të merren masa shtesë. Autoritetet atje kanë bërë me dije se do të pezullohen të gjitha fluturimet edhe nga Bangladeshi, Filipinet, India, Sri Lanka, Siria, Libani dhe Egjipti për një javë.