Arilena Ara ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që pas fitores në Festivalin e Këngës.
Me këngë “Shaj”, ajo rrëmbeu çmimin e parë, por më pas pati mjaft reagime dhe përplasje online, se çmimin e parë e meritonte Elvana Gjata.
Vetë prezantuesja e festivalit, Alketa Vejsiu i doli në krahë Elvanës dhe na la përshtypjen sikur i kërkoi falje asaj që nuk e mori çmimin e parë.
Ndërkohë, sot Arilena ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj. Asnjë reagim për Vera Grabockën apo Alketa Vejsiun, Arilena ka përmendur vetëm njerëzit që i qëndruan pranë pa kushte:
“Çfarë Emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte.
@darkodimitrov OUR MUSIC. I love You❤️
@lindon.b per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje.
@rezartaskifteri për artin qëndisur në karakterin tim!
@makeupbylilili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim!
@ergyszhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive.
Faleminderit @florentboshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme.
Maestro @mariodeda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë.
Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse!
“SHAJ”