Extra Pas festivalit, Elvana Gjata largohet në SHBA dhe dhuron spektakël (VIDEO)

Pas festivalit, Elvana Gjata largohet në SHBA dhe dhuron spektakël (VIDEO)

Pas Festivalit të Këngës, Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria drejt SHBA-ve.

Ndonëse u largua e zhgënjyer nga vendi i saj, pasi pretendonte çmimin e parë në festival, Elvana po vijon me aktivitetet e saj dhe koncertet.

Së fundi ajo ka dhënë një koncert në New York, ku ka mbledhur atdhetarët e saj për festa.

Mbrëmje e djeshme ajo ka dhuruar spektakël në një koncert ku nuk mungoi as kënga “Me Tana”.

E veshur me një kostum që shkëlqen, këngëtarja dukej tepër në formë teksa performonte këngën me të cilën pretendonte fitoren në festival.

View this post on Instagram

#Elvanez #SiElvana #ElvanaGjata #MeTana

A post shared by • Elvana Gjata • (@elevanagjata) on