Extra Armaldo zbulon çfarë dhurate do i bëjë çiftit Kiara-Luiz në dasmë

Armaldo zbulon çfarë dhurate do i bëjë çiftit Kiara-Luiz në dasmë

Dasma e Kiarës dhe Luizit që do zhvillohet të shtunën, në finalen e “Big Brother VIP”, është kryefjalë e ditëve të fundit. Teksa nuk dihen ende shumë detaje, e sigurt është se do ketë të pranishëm ish-banorët.

Në një intervistë në “Vila 24”, Armaldo Kllogjeri u pyet për dhuratën që do t’i bëj çiftit. Dhe nuk mund të ishte më tipike: zarf.

“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar,  do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan”, tha Armaldo.

I pyetur me humor nëse e ka të rëndë zarfin, Maestro tha: “Unë do shtri këmbët sa të kem jorganin.”