Aktualitet Arrest me burg për autorin e plagosjes në Kavajë

Arrest me burg për autorin e plagosjes në Kavajë

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i akuzuar për plagosjen e Bledar Okshtunit, ngjarje e ndodhur brendësi të zyrave elektorale të Partisë Demokratike Kavajë.

Ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla, të akuzuar si bashkëpunëtor në fshehjen e ngjarjes, gjykata ka vendosur arrest shtëpie.

Ngjarja, sipas të arrestuarve, ndodhi jo për çështje politike, por për shkak që sipas tyre personi që u përfshi në konflikt u kishte zënë rrugën me makinë një nëne me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari, ishte sjellë në mënyrë arrogante.

Të arrestuarit u shprehën të penduar për veprimin, duke pohuar se nuk ndjehen krenar për atë çfarë shkaktuan.

Kjo bëri që konflikti të zhvendoset nga rruga në brendësi të zyrave elektorale të Partisë Demokratike duke përfunduar me një të plagosur.