Aktualitet Arrestohet në flagrancë 20-vjeçari në Librazhd që shpërndante kanabis

Arrestohet në flagrancë 20-vjeçari në Librazhd që shpërndante kanabis

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Faza” është bërë i mundur arrestimi i 20-vjeçarit me iniciale D.Ç. për veprën penale “prodhim i dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj të riut, në lagjen nr.1, Librazhd shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 34 doza kannabis sativa, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit në lagjen nr.1, Librazhd, janë gjetur dhe sekuestruar 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 1.6 kg, 1 aparat celular, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.