Aktualitet Arrestohet në Kanada Ëngjëll Brahimi, vrau policin dhe djalin e tij  8-vjeçar...

Arrestohet në Kanada Ëngjëll Brahimi, vrau policin dhe djalin e tij  8-vjeçar në vitin 2000

Ëngjëll Brahimi, i shumëkërkuar për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeçar 23 vite më parë është arrestuar në Montreal të Kanadasë, ku ai jetonte prej shumë kohësh me emrin Piro Kota.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat kanadeze, të cilat raportojnë se sot ai ka dalë para gjykatës.

Brahimi ishte në listën e 50 personave më të kërkuar nga autoritetet shqiptare pasi ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij të mitur.

Në datën 10 Gusht të vitit 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Ëngjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri oficerin e policisë Astrit Braçe, dhe djalin e tij 8-vjeçar, si edhe ka plagosur nipin e tij 10 vjeç.