Aktualitet Arrestohet në Poloni një prej të dyshuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e...

Arrestohet në Poloni një prej të dyshuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës

Arrestohet në Poloni Gentian Bleta, një nga organizatorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në Kamzës

I dyshuari në pengmarrjen e 49-vjeçari identifikohej edhe si Nik Bleta. Ndërkohë, Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij nga Polonia.

Prenga u mor peng në janar të këtij viti dhe u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe gjeti vdekjen, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

Deri më tani, për këtë ngjarje, në pranga përfunduan Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj.