Sport Arsenal “shkurorëzon” City-n

Arsenal “shkurorëzon” City-n

Arsenal zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme duke mundur 2-0 Manchester City-n për të arritur finalen e Kupës së Anglisë. Dy gola nga Pierre-Emerick Aubameyang, nga një në secilën pjesë, i dhanë skuadrës londineze biletën për në finale dhe mundësinë për të fituar një trofe këtë sezon.

City, fituese e Kupës në fuqi, mbetet në garë vetëm për Champions League, pasi i dorëzoi titullin Liverpool-it javë më parë. Skuadra e Pep Guardiola-s nuk arriti të shënonte pavarësisht përpjekjeve dhe u dorëzua përballë freskisë së londinezëve të drejtuar nga ish-ndihmësi i tij te City, Mikel Arteta.

Arsenal pret të mësojë të dielën kundërshtarin me të cilin do të përballet në finale, që do të jetë fituesi i sfidës Manchester United-Chelsea.