Sport Arsenali “djallos” gjithçka, pëson humbjen e tretë radhazi dhe rrezikon Champions-in

Arsenali “djallos” gjithçka, pëson humbjen e tretë radhazi dhe rrezikon Champions-in

Arsenali ka “djallosur” gjithçka në garën për një vend në zonën Champions, pasi sot u mposht 3-0 nga Leicesteri, në atë që ishte edhe humbja e tretë radhazi për “topçinjtë” e Unay Emery.

Londinezët luajtën për një pjesë të madhe të lojës me një lojtar më pak, pasi në minutën e 36’, mbrojtësi i djathtë Maitland-Niles mori kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga fusha.

Ndërkohë, skuadra vendase shënoi të tre golat në pjesën e dytë, teksa fillimisht ishte Youri Tielemans ai që zhbllokoi sfidën dhe më pas në minutat 86’ dhe 91, Jamie Vardy shënoi dy herë në portën e Leno.

Me vetëm dy ndeshje të mbetura, Arsenali mban vendin e pestë me 66 pikë, por duket gati e pamundur, që t’ia dalë të renditet në katërshen e parë, duke qenë se si Chelsea, ashtu edhe Manchester United, kanë një ndeshje më shumë, që do ta luajnë sot mes njëra-tjetrës