Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se vendimi për dënimin ose jo të Sajmir Tahirit sot ndan një epokë. Sipas tij, për opozitën nuk ka rëndësi masa e dënimin, pasi edhe nëse nuk do të kemi një dënim për ish ministrin e Brendshëm, opozita do të ketë mundësi të sulmojë kryeministrin Rama.
“Problemi është që trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin, nuk është i lehtë, jo sepse është cështje gjyqësore e jashtëzakonshme, është bërë një vendim i cili pritet me shumë këshëri dhe është bërë i vështirë, sepse duket se sot do të ndahet një epokë.
Duket se do të kalojmë nga pandëshkueshmëria në ndëshkueshmëri dhe kjo është motoja e lëvizjes së opozitës dhe në rast se do të kemi një dënim, nuk ka rëndësi masa, për opozitën do të ishte ndëshkim për shumicën e majtë dhe kryeministrin dhe nëse nuk do të kemi dënim, opozita do të ketë mundësi të sulmojë Ramën.
Vendimi i sotëm është vetëm shkalla e parë, por ky gjykim bëhet mbi bazën e provave dhe jo mbi bazën e asaj që është bërë dhe aluduar. Vendimi i sotëm është mbi prova dhe jo mbi cfarë ndodhi në Shqipëri në 2016. Treshja e gjyqtarëve sot te Krimet e Rënda nuk do të vendosë për cfarë ndodhi në Shqipëri në 2016, por mbi provat e prokurorisë“, tha Hoxha.
I ftuar në emisionin ’45 minuta’ në Report TV, Gazetari kritikoi punën e prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen Tahiri, që sipas tij nuk duhet të kishin pranuar gjykimin e shkurtuar, por të mblidhnin prova të qarta kundër tij.
“Akuzat janë të rënda, krahasuar me nivelin e akuzave. Nëse i ka bërë vërtetë këto, pse të tjerët shkojnë 25 vite në burg dhe ky 12. Është një gjë logjike që nuk ka sens në lidhje me akuzat dhe dënimin që kërkon prokuroria.
Prokuroria nuk duhet të kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, por të provonte akuzat me prova, kjo ndan një epokë nga pandëshkueshmëria. Kjo dosje lë për të dëshiruar. E vetmja shpresë ka qenë se ka qenë në monitorimin e SHBA. Të gjitha rastet kur procesi ka qenë në monitorimin e SHBA kanë përfunduar me dhënie fajësie”, u shpreh gazetari.