Aktualitet Asnjë humbje jete, 43 raste të reja me Covid

Asnjë humbje jete, 43 raste të reja me Covid

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, nga 833 testime të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Numrin më të lartë të të infektuarve e ka Tirana.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,924 që nga fillimi i epidemisë.