Kryesore Asnjë vdekje dhe vetëm dy raste të reja me Covid-19

Asnjë vdekje dhe vetëm dy raste të reja me Covid-19

Ulet në minimum numri i personave të infektuar me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm 2 të infektuar me koronavirus nga 3593 testime që janë kryer në total.

Rastet pozitive të konfirmuara janë në Tiranë dhe në Lezhë.

Për fat të mirë, sërish nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.