Aktualitet Atentati me një të vrarë në Larushk, RENEA dhe FNSH kontrolle në...

Atentati me një të vrarë në Larushk, RENEA dhe FNSH kontrolle në Nikël dhe Tapizë, shoqërohen disa persona

Në vijim të hetimeve për atentatin në Larushk, ku në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjas u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë u vra kunati i tij Ramazan Sino, RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Nikël dhe Tapizë.

Aksioni ka nisur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe janë shoqëruar në polici disa persona.

Për atentatin në Larushk, është arrestuar mbrëmjen e djeshme Valter Bami, i cili, sipas policisë është ndaluar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për herë të parë, Bami u shoqërua rreth orës 04:00 të 3 korrikut. Atij iu mor deklarimi për këtë ngjarje dhe më pas u la i lirë.

Ndërsa të enjten, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë janë gjetur sipas policisë faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri, që do të thotë mbetje të barutit. Ndaj në bazë të ekspertizës, Prokuroria lëshoi edhe urdhrin e ndalimit.