Kuriozitete Australi, e fitoi ishullin në një lojë pokeri, tani e shet për...

Australi, e fitoi ishullin në një lojë pokeri, tani e shet për 15 milion euro

Në vitin 1961 një fermer humbi në lojë pokeri ishullin e tij në vogël në Barrierën e Madhe Koralore të Australisë. Kështu për vite “Pumpikin Island” ishte shtëpia e Wayne dhe Laureth Rumble që ndërtuan edhe një resort luksi që mund të mikpresë deri në 34 persona.

Gjatë karantinës për emergjencën e koronavirusit, çifti jetoi në ishull i izoluar, ndërsa pohuan: “Është vendi ideal për të kaluar karantinën”.

Sot ky cep i parajsës është në shitje për 15 milion euro. Çifti ka vendosur ta lërë ishullin për të jetuar pranë familjes së tyre.