Extra Babai nuk i flet me gojë pas klipit të fundit, ja ç’bën...

Babai nuk i flet me gojë pas klipit të fundit, ja ç’bën Bebe Rexha për t’u pajtuar

Bebe Rexha është duke udhëtuar drejt Nju-Jorkut për të takuar babanë e saj, i cili nuk flet me të që pas publikimit të klipit më të fundit.

Këngëtarja 29-vjeçare tregoi javën e kaluar disa mesazhe të dërguara nga babai i saj Flamur Rexha, i cili ndër të tjera shkruante: “Mjaft postove pornografi”.

“Ai ende nuk më flet, kanë kaluar dy javë. Ja përse po iki në Nju Jork tani”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare për TMZ.

Bebe shfaqet në videoklip me disa veshje shumë joshëse, ndërsa lëvizjet e saj janë provokuese.

Ajo sqaroi se në fakt babai nuk ishte i vetmi person që ishte mërzitur me të.

“Të gjithë në familjen time janë të mërzitur disi me mua tani, por mund të jetojnë. Është art”.

Disa prej fansave të këngëtares nisën që të shanin të atin e saj përmes komenteve online, por Bebe reagoi duke thënë se, nuk i pëlqejnë aspak komentet kundër tij.

“Babai im është babai im pavarësisht gjithçkaje, ai mund të ketë thënë diçka në gjaknxehtësi e sipër. Ndihem budallaqe që publikova ‘screenshot’-et. Duhet ta respektoni babanë tim”, iu drejtua ajo fansave.

Në videoklip gjithashtu përfshihen edhe disa detaje lidhur me fenë.