Kosova “Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë”, Albin Kurti viziton Veriun për Bajram

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë”, Albin Kurti viziton Veriun për Bajram

Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kanë vizituar sot veriun e vendit.

Duke qenë se sot është edhe Kurban Bajrami, për policët në Veri, kreu i qeverisë së Kosovës ka shpërndarë bakllava dhe ëmbëlsira.

Siç u raportua më herët dhe nga mediat në vend, Kurti i shoqëruar nga ministri Sveçla dhe zëvendësi i tij Blerim Gashani vizituan sot njësitet e Kosovës te “Kroi i Vitakut.”

“Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim,” shkruan kryeministri Kurti në një postim të bërë në mediat e tij sociale.