Kryesore “Balili prapa hekurave”, Edi Rama ka një përgjigje për “qentë që lehin”

“Balili prapa hekurave”, Edi Rama ka një përgjigje për “qentë që lehin”

Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur menjëherë në rrjetet sociale dorëzimin e të shumëkërkuarit Klement Balili, lëvizje të cilën e ka quajtur një hap të madh në luftën kundër krimit të organizuar.

Rama thotë se fakti që Balili gjendet tashmë prapa hekurave është një përgjigje kuptimplotë për të gjithë “qentë”, siç i quan ai, që lehin ndërkohë që karvani ecën përpara me vendosmëri.

“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”, shkruan Rama, duke e përfunduar kështu reagimin e tij me urimet për ministrin Lleshaj dhe institucionet e përfshira në këtë operacion.