Politika Ballkani i Hapur, Dimitrov: Në kushtet kur integrimi në BE minohet, ne...

Ballkani i Hapur, Dimitrov: Në kushtet kur integrimi në BE minohet, ne nuk mund të heshtim

“Pavarësisht situatës politike, Maqedonia e Veriut nuk mund të mungonte në këtë takim”. Kështu u shpreh në Beograd, në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur, përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal i shërben integrimit europian, por nuk do të ishte e arsyeshme për ne, tha ai, në qoftë se në kushtet kur integrimi minohet, ne të mos bëjmë asgjë.

“Do të ishte një përfitim i jashtëzakonshëm nëse do të eliminonim barrierat tregtare. Sa më mirë të bashkëpunojmë ne në rajon, aq më shumë do t’i bindim se jemi një rajon që nuk importon probleme. Kjo është e mundur vetëm nëse ne jemi zotër të rezultateve. Ne kemi hapur bisedime të sinqerta. Ne kemi treguar vullnet politik dhe ka kushte që të kthehet në zgjidhje legjislative. Ajo që na mungon është fokusi te zbatimi. Në takimin tonë në Tiranë, në fund të dhjetorit, duam të deklarojmë një sërë fitore, përfshirë edhe zgjidhjen e problemeve që përmenda. Gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme, nisma të mbetet e hapur për të gjitha vendet e rajonit. Sa më të vendosur të jemi për të ecur përpara, aq më interesante do të bëhet nisma. Bashkëpunimi rajonal i shërben integrimit europian. Por nuk do të ishte e arsyeshme për ne, në qoftë se në kushtet kur integrimi minohet, ne të mos bëjmë asgjë”, tha Dimitrov.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, u shpreh më tej se vendi i tij nuk duhet të dalë nga Ballkani i Hapur edhe nëse do të ketë zgjedhje pas dorëheqjes së Zoran Zaev.

Sipas tij edhe nëse ndryshon qeveria, qytetarët do të kërkojnë që të ecin përpara dhe të kenë marrëdhënie të mirë me fqinjët.

“Është interesante që përmendet fjalën rrezik dhe lideri i opozitës. Unë nuk mendoj se situata në skenën politike maqedonase që opozita të arrij në fazën e konkurrencës me qeverinë. Ne zhvilluam zgjedhje lokale dhe pse drejtpërdrejtë rezultatin e zgjedhjeve lokale, partitë qeveritare kanë fituar më shumë vota se ato të opozitës.

Por qytetarët duhet të ecin përpara dhe kjo nënkupton fqinjësi të mirë dhe unë them që në këtë rast, nëse pushteti ndryshon pasi jemi në demokraci dhe një gjë e tillë mund të ndodhë, qytetarët do të kërkojnë të ecin përpara dhe të bashkëpunojmë me fqinjët. Unë nuk shikoj rrezik për të ikur nga Ballkani i Hapur. Është me rëndësi që vendi im të mbetet pjesë e kësaj nisme”, tha Dimitrov.