Aktualitet Ballsh, burri i dehur s’lejon gruan të shkojë te prindërit për Vitin...

Ballsh, burri i dehur s’lejon gruan të shkojë te prindërit për Vitin e Ri, e vret bashkë me motrën

Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur qytetin e Ballshit në ditën e dytë të vitit 2019.

Burri ka vrarë gruan dhe motrën e saj, pas një debati në familje.

Viktimat janë Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe motra e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa Gazment Musta 34-vjeç është arrestuar menjëherë.

Sipas policisë së Fierit, autori ka qenë i dehur në momentin që i ka qëlluar me thikë për vdekje gruan dhe kunatën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në banesën e çiftit në një pallat brenda qytetit të Ballshit.

Shkak për krimin e rëndë ka qenë kërkesa e 31-vjeçares për të shkuar tek prindërit e saj për festat.

Burri, i cili sapo ishte kthyer i dehur pas vizitës te prindërit e tij në fshat, nuk e ka lejuar gruan dhe pas sherrit ka marrë thikën duke qëlluar disa herë për vdekje fillimisht gruan, ndërsa më pas kunatën, e cila ndërhyri për të shpëtuar motrën, por mbeti edhe vetë e vdekur.

Çifti ka dy fëmijë 3 dhe 7-vjeç, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.