Ekonomi Banka e Shqipërisë pezullon pagesën e kredive për 3 muaj

Banka e Shqipërisë pezullon pagesën e kredive për 3 muaj

Banka e Shqipërisë pezulloi pagesën e kredive për tre muaj. Individë dhe biznese, të cilët kanë kredi në banka të nivelit të dytë, nuk do të paguajnë për tre muaj.

Gjithashtu gjatë këtyre muajve, bankat e nivelit të dytë nuk do të gjobisin këta individë e biznese për mospagim të kredisë në afat.

Ky vendim u mor për të shmangur rradhët e gjata në banka dhe për të eliminuar shmangien e kontakteve të mundshme, për shkak të koronavirusit.