Bota Kina vetëm 15 raste të reja me koronavirus, ofron asistencë për Italinë

Kina vetëm 15 raste të reja me koronavirus, ofron asistencë për Italinë

Fare qartë mund të themi se Kina është në momentet e fundit për të fituar luftën kundër virusit vdekjeprurës Covid 19.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit në Kinë janë regjistruar 15 raste të reja me koronavirus dhe 11 persona kanë humbur jetën. Sipas të dhënave 8 të prekur të rinj u raportuan në Wuhan ndërsa 6 të tjerë kanë ardhur nga jashtë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit bën me dije se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 80 793 ndërsa i viktimave 3169.

Ndërkohë që shifrat në Kinë janë premtuese, një ekip prej 5 mjekësh kinezë do të niset drejt Italisë për të ofruar asistencën e tyre, duke qenë se momentalisht në vendin fqinj situata nga koronavirusi është ndër më të rëndat.

Marrëveshja për të dërguar ekipin e ekspertëve është arritur pas një bisede telefonike mes ministrit të Jashtëm, Di Maio me homologun Wang Yi.