Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi, tha se rezultati i zgjedhjeve ishte një fitore e madhe për të gjithë qarkun dhe gjithë Shqipërinë.
“Falënderoj të gjithë qytetarët që besuan projektin e PD, u përkushtuan gjatë ditëve të fushatës sonë shembullore, e bazuar te rinia dhe forca e tyre”, tha Bardhi. “Kam vetëm një apel, të nisim procesin e numërimit. Të jeni të sigurt që sot çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë shprese për veten, familjen dhe fëmijët e tyre”.
I pyetur mbi deklaratat e Taulant Ballës se Partia Socialiste kishte siguruar 9 mandate në qarkun e Elbasanit, Bardhi u përgjigj: “Nuk komentoj deklaratat e humbësve. Ftoj PS të caktojë numëruesit dhe të nisim sa më parë qetësisht, në përputhje me ligjin, procesin e numërimit”.