Politika Basha del në mbështetje grevistëve të Poçemit: Kriminale ajo që po ndodh

Basha del në mbështetje grevistëve të Poçemit: Kriminale ajo që po ndodh

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje grevistëve të Poçemit pasi ata protestojnë për mosmarrjen e pagave prej 27 muaj.

Basha i quan të drejta kërkesat e grevistëve dhe kërkon që problemi i tyre të marrë sa më parë zgjidhje.

“Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjëhershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale”, shkruan Basha.