Politika Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje, non grata jote nga...

Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje, non grata jote nga SHBA

Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje akuzave Sali Berishës, duke u shprehur se ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja non grata nga SHBA.

“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale.

Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal“, shprehet Basha në një postim në rrjetet sociale.