Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi sot largimin e qeverisë pas dështimit me negociatat.
Basha theksoi se mos marrja e negociatave nuk është dështim i Shqipërisë, por i kryeministrit Edi Rama.
“Europa ka refuzuar Edi Ramën dhe jo Shqipërinë. Europa do të vijojë të refuzojë Edi Ramën pa reforma të thella. Është koha që të ndjekin shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të marrë përgjegjësitë e ti kthejë mandatin popullit shqiptar“, tha Basha.
Basha theksoi se shumica e vendeve ishin në një mendje se Shqipëria nuk i meritonte negociatat.
“Vlerësim sipas meritës është vendimi i prerë i vendeve anëtare. Shumica e vendeve ishin në një mendje se Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria ka bërë hapa pas. Situata e rëndë ekonomike, kapja e institucioneve ka detyruar shqiptarët të largohen si azilkërkues. Krimi dhe korrupsioni janë shqetësimi i BE. Vënia përpara drejtësisë e krimit janë kushtet e BE për anëtarësimin. Këto janë probleme të qeverisjes së tij. Krejt e ndryshme për Maqedoninë e Veriut dhe një mbështetje të të gjithë vendeve me përjashtim vetëm të një vendi“, tha Basha.
Kryedemokrati theksoi se qeveria shqiptare është refuzuar nga vendet europiane.
“Dështimi është i Edi Ramës jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qenë më i fortë nga Gjermania e cila i vendosi edhe 9 kushte që duhen përmbushur. Kjo nënkupton zgjedhje të lira e të ndershme. Ndarje dhe balancim të pushteteve. Të gjithë jemi dakord se rruga e vërtetë është drejt Europës. Pa reforma serioze që ai nuk është në gjende ti bëj nuk shkojmë dot drejt Europes. Kjo duhet të marrë fund. Është koha që qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë dhe ti hapë rrugën një qeverie të re të pakorruptuar. Qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme“, përmbylli Basha.