Politika Basha përgëzon policët, por jo drejtuesit: Vegla të Ramës, si i shërbyen...

Basha përgëzon policët, por jo drejtuesit: Vegla të Ramës, si i shërbyen Berishës

Lulzim Basha falënderoi efektivët e policisë që ndërhynë për të larguar protestuesit nga selia e PD. Megjithatë ai i quajti drejtuesit e policisë si vegla të Edi Ramës.

“Sot Sali Berisha ka kryer punë me Partinë Demokratike. U kthye në shtratin nga i cili buroi, i Bolshevizmit. Dhe si i tillë nuk përfaqëson më anën më të keqe të kësaj partie. Dita e sotme tregoi se Berisha dhe Rama janë dy vëllezër siamezë. Në këtë mënyrë kërkon t’i bëjë shërbimin më të mirë Edi Ramës, i cili nuk e ka fshehur me vepra gëzimin e tij në këtë kohë”, tha Basha.

“Punonjësit e policisë meritojnë përgëzime, por drejtuesit e tyre treguan se janë vegla të partisë shtet. Me urdhër të Edi Ramës pritën për një orë e gjysmë për të mbërritur, pasi kishin folur kancelaritë kryesore. Çfarë po ndodhte këtu ishte në sytë e gjithë botës, por jo të policisë, pasi në veshët e tyre ushtonte zëri i vëllait të Berishës, Edi Ramës”.

“Berisha dhe Rama janë si dy vëllezër siamezë. Berisha po kërkon ti bëjë shërbimin e tij Ramës që nuk e ka fshehur. Punonjësit e policisë që u angazhuan për të rikthyer rëndin por padyshim që drejtuesit treguan se ishin të kapur nga Rama. Ata pritën një orë e gjysmë pas lëshimit të deklaratave të ambasadave. Me përmbysjen e këtyre tre skenarëve, zaptimi, gjakderdhjes dhe zbulimit haptas të lidhjes së vëllezërve siameze Rama-Berisha ka një arsye për ta mbajtur kokën lart. Kemi që qëndruar në një ditë shumë të vështirë me një kulturë dhe guxim për t’u admiruar dhe të provojmë se jemi e vetmja forcë që ka vlerat dhe me të cilën Shqipëria dhe shqiptarët mund të ecin përpara”, tha Basha.