Politika Basha: Të gjithë bandat do të dalin para drejtësisë!

Basha: Të gjithë bandat do të dalin para drejtësisë!

Lulzim Basha ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” lidhje me procedimet ndaj protestuesve dhe Gazmend Bardhit për akte dhune gjatë protestës së një dite më parë të opozitës.

Basha shkruan se PD-në dhe popullin nuk e ndal asnjë procedim. Ai thotë se Rama po përdor militantët në polici.

“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.

Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!

Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!

Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur!”, mbyllet postimi i Lulzim Bashës.