Në një postim në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një SMS që i kanë dërguar në lidhje me kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.
Sipas kryedemokratit, kryeministri Rama ka urdhëruar bllokimin e hetimeve për Valdrin Pjetrin, teksa opozita e akuzon këtë të fundit se në periudhën 2001-2002 ka qenë i ndaluar në Itali dhe më pas i dëbuar nga ky shtet.
Sipas Lulzim Bashës, Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet për figurën e Pjetrit dhe të kërkonte verifikim nga autoritetet italiane.
Postimi në Facebook i kryetarit të PD Lulzim Basha:
Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin aine merr dhe e mban vetëm me krimin.
Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes:
”Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq.”