Kryesore Batutat e Ramës me presidentët e futbollit: Kush nuk ka lekë, të...

Batutat e Ramës me presidentët e futbollit: Kush nuk ka lekë, të mbjellë domate në stadiume

“Jemi eksportuesit më të mëdhenj të domates. Kush nuk ka lekë të investojë në futboll, të mbjellë fushat me domate”.

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat për situatën financiare të futbollit shqiptar.

“Nëse s’keni lekë, kaloni në volejboll dhe futbollin lëruani atyre që kanë lekë. Futboll pa lekë nuk bëhet. Futboll pa lekë, me 100 tifozë depresivë, që vijnë të dielave për të ushtruar talentin e tyre si mundës dhe si boksierë të dështuar, nuk i duhen dreqit, jo më futbollit shqiptar. Secili të marrë detyrimet e veta. Kush nuk i zbaton detyrimet, s’ka pse të ketë skuadër futbolli. Shumë e thjeshtë.

Ne nuk kemi dashur të hyjmë në sparkatë në llogaritë e klubeve, sepse nuk kemi dashur që të mbyllim futbollin. Asnjë klub, e them me përgjegjësi, nuk është në lartësinë e kërkesës së ligjit. Jemi akoma sot në një fazë të ndërmjetme, as mish, as peshk”, deklaroi Rama.