Sport Bayern ndalet për të tretën herë radhazi nga kryeqytetasit

Bayern ndalet për të tretën herë radhazi nga kryeqytetasit

Bayern Munich duhet të kënaqet me një pikë në Allianz Arena teksa ka barazuar 0-0 me Hertha Berlin.

Ishte një sfidë e dominuar nga bavarezët të cilët humbën shumë raste përgjatë 90 minutave ndërsa Hertha nuk është treguar thuajse fare e rrezikshme në zonën e Bayern me objektivin e vetëm që ka pasur të mos pësonte gol. Kjo ishte hera e tretë që bavarezët barazojnë ndaj kryeqytetasve.

Gjithsesi, Bayerni vijon të kryesojë me 60 pikë dhe momentalisht ka 20 pikë distancë nga Dortmundi ndjekës, teksa titulli kampion duket se nuk mund të vihet më në rrezik.

Borusia Munchengladbah, pasi humbi javën e kaluar në shtëpi ndaj Dortmundit, u rikthye te fitorja, në transfertën ndaj Hanoverit, ku triumfoi 0-1.

Me po të njëjtin rezultat arriti të triumfojë në shtëpi edhe Sttutgarti, ndaj Eintracht Frankfurtit, ndërsa Fraiburgu i Amir Abrashit mori një pikë të vlefshme në transfertën ndaj Hoffenhaimit, që u mbyll në barazim 1-1.