Sport Bayerni dhuron spektakël në fushë, por tifozët “e djallosin” në tribunë

Bayerni dhuron spektakël në fushë, por tifozët “e djallosin” në tribunë

Ndonëse Bayerni i Mynihut po fitonte bindshëm në transfertën ndaj Hoffenhaimit me rezultatin tenistik 0-6, tifozët bavarezë menduan të prishin pasditen, duke shpalosur një banderolë fyese për bosin e ekipit vendas, miliarderin Dietmar Hopp.

Ka mjaftuar një banderolë e tillë që arbitri të ndërpresë ndeshjen dy herë për pak minuta, ndërsa herën e tretë, teksa shënohej minuta e 74-t, i ftoi futbollistët të hynë në dhomat e zhveshjes, deri në qetësimin e situatës.

Pas rreth 10 minutave ndërprerje skuadrat dolën sërish në fushë për të luajtur minutat e mbetura, ndërsa deri në vërshëllimën finale të takimit, nuk pati asgjë për t’u shënuar, me futbollistët e Bayernit që administruan mirë avantazhin e thellë.

Për kronikë, bavarezët shënuan me Gnabry, Kimich, Zirkee, Goretzka dhe brazilianin Coutinho dy herë, duek marrë një sukses që i mban në krye të renditjes në Bundesligën gjermane.

Në takimet e tjera Borussia e Dortmundit mposhti minimalisht 1-0 Freiburgun, falë një goli të fantazistit Jadon Sancho, ndërsa Borussia Monchengladbach triumfoi 2-3 në transfertën ndaj Augsburgut.