Shëndet BE fonde për kurën e suksesshme izraelite kundër Covid-19

BE fonde për kurën e suksesshme izraelite kundër Covid-19

Bashkimi Europian ka vendosur të japë një fond prej 50 milionë eurosh për një kurë kundër Covid-19 që po rezulton tejet e suksesshme.

Nga testet e kryera deri më tani në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kura ka rezultuar e suksesshme, një nivel që nuk është arritur nga asnjë ilaç që po testohet kundër koronavirusit.

Kjo kurë është zhvilluar nga kompania farmaceutike Pluristem, e cila me anë një terapie përdor placentat për të zhvilluar qeliza të ripërpunueshme për të kuruar organet e dëmtuara si pasojë e infektimit me koronavirus.

Kura çliron në organizëm proteina, që kurojnë organet e dëmtuara nga COVID-19, si zemra, mushkëritë, veshkat, etj.

Në Izrael kjo kurë ka shëruar 6 pacientë që ishin në rrezik për jetën, ndërsa një tjetër u shërua në SHBA, i cili pranoi t’i nënshtrohej testimit me këtë kurë kundër COVID-19.

Firma izraelite shquhet për zhvillimin e shumë kurave, përfshirë edhe disa studime për një vaksinë për mbrojtjen nga rrezatimi atomik të ushtarëve amerikanë kryer 3 vite më parë.