Kulturë Beethoven, zbulohet shkaku i vdekjes përmes analizës së ADN-së

Beethoven, zbulohet shkaku i vdekjes përmes analizës së ADN-së

Një studim i ri, i publikuar së fundmi, ka nxjerrë disa përfundime në lidhje me prejardhjen dhe historinë mjekësore të kompozitorit më të madh gjerman të muzikës klasike, Ludvig van Bethoven.

Analiza gjenomike pa ADN-në e tetë fijeve të flokëve që i atribuohen kompozitorit legjendar.

Shkencëtarët kanë zbuluar, ndër të tjera, se Bethoven kishte një predispozitë gjenetike për sëmundjet e mëlçisë si dhe një infeksion të hepatitit B, që dëmtonte mëlçinë në muajt para vdekjes së tij.

”Këta faktorë, së bashku me pirjen e rregullt të alkoolit nga Bethoveni, paraqesin shpjegime të besueshme për vdekjen e tij në 1827”, thanë autorët e studimit në revistën ”Current Biology”.

Nga tetë fijet e flokëve të studiuara, një prej tyre ishte një fakt i rëndësishëm historik, i njohur si “Blloku i Hiller-it”, i cili ishte studiuar më parë dhe u bë objekt i një dokumentari dhe bestselleri.

Studimet e flokëve kishin sugjeruar se Bethoveni mund të kishte vdekur nga helmimi me plumb.

Megjithatë, në këtë analizë më të fundit, kërkimet zbuluan se floku nuk i përkiste Bethovenit, por një gruaje me prejardhje hebreje ashkenazi.

”Besohet se gjyshja e Ludvig van Bethoven mund të ketë pasur një marrëdhënie jashtëmartesore, që çoi në lindjen e babait të tij”, thotë Maarten Larmuseau, një bashkautor i studimit dhe një profesor i gjenealogjisë gjenetike në Universitetin belg të Leuvenit.