Extra Beniada tregon se si Blert Hajdari i vodhi zemrën

Beniada tregon se si Blert Hajdari i vodhi zemrën

Beniada Nishani ka qenë nën tituj rozë për romancën e saj me Blert Hajdarin, ose siç është njohur gjerësisht për publikun si vëllai i Arbër Hajdarit.

Ndonëse ata vetë nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Blerti dhe Beniada janë çifti më i ri i showbiz-it.

Edhe së fundmi ndonëse pa përmendur emra, Beniada Nishani ka treguar se si ia ka fituar zemrën Blerti.

Me qetësi dhe dashuri Hajdari e ka bërë për vete modelen simpatike.

“Me qetësi, ëmbëlsi”. Kur njeriu është vetvetja, e arrin atë që do. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit”, u shpreh Beniada në “E Diell”.

Kujtojmë që më herët në emisionin që ajo vetë e drejton, Beniada Nishani u vendos në siklet duke u ngacmuar nga regjia, të cilët e pyetën nëse do të jetonte me prindërit e partnerit.

”Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrën. Unë jam pro. Edhe kush ka mundësi ekonomike gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit. Ata e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”, u përgjigj Beniada Nishani.