Politika Berisha: Blinken nuk është anti-shqiptar, të tillë janë Edi Rama dhe George...

Berisha: Blinken nuk është anti-shqiptar, të tillë janë Edi Rama dhe George Soros

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në çeljen e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të PD në Elbasan për çështjen e të shpallurit non grata nga Shtetet e Bashkuara.

Një akt të tillë Berisha e përktheu si një sulm personal ndaj tij nga George Soros, për faktin se përbënte një pengesë në projektet për të ndarë e përçarë Kosovën.

Ai shtoi se pavarësisht non gratave, Sekretari amerikan Antony Blinken nuk është antishqiptar dhe nuk ka qëllime të tilla. Sipas tij, interesa në kundërshtim me ato të shqiptarëve kanë kryeministri Edi Rama dhe George Soros.

“Një antishqiptar i tërbuar si Soros, i faktuar me të gjithë projektet e tij për përçarje të Kosovës me ideologjinë që nuk pajtohet me vlerat që besojmë dhe interesat tona.

Pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fuqishëm kundër meje duke përdorur Ramën. Përpiloi raporte ku përfshiu edhe Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken nuk është anti-shqiptar. Nëse do të kisha një dyshim do t’jua thoja. Nuk është dhe nuk ka asnjë arsye të jetë. Por Soros dhe Rama janë. Janë aktet ndër më turpëruese që e vërtetuan. Nuk kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja. Si mund të mos kemi ndjeshmëri ndaj një kombi që në një kamp ka varrosur 8 mijë djem e burra? Dhe pastaj vjen si njeriu që s’ka përgjegjësi.

Njeriu pa përgjegjësi ka qenë vetëm ai primitiv. Del e thotë se e kanë këta fajin për rezolutën. Ata na u bënë bashkë edhe më dezinjuan non grata. Çfarë ishte kjo? Ishte një motiv i pakufishëm për të qëndruar kundër.

Nuk mund t’i lija kombit tim një turp të tillë, familjes time e vetes time. Ndaj vendosa. Kjo është ajo që më motivonte mua, interesi im kombëtar, krenaria e të qenit shqiptar edhe në situatën më të vështirë të jetës sime.

Pres sot nga ju që të jepni mendimet tuaja çfarë duhet të bëjë Partia Demokratike, çfarë duhet të bëjmë ne për të bindur shqiptarët, të mbrojmë interesin tonë kombëtar dhe të ngrihemi fuqishëm sepse tokë dhe vend me potencialet tona nuk ekziston tjetër”, është shprehur Berisha.