Politika Berisha: Donald Lu më kërkoi ti merrja partinë Bashës. Pse refuzova

Berisha: Donald Lu më kërkoi ti merrja partinë Bashës. Pse refuzova

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sonte se ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, i ka propozuar që t’ia marrë Partinë Demokratike, Lulzim Bashës.

Berisha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Lu i dërgoi njerëz në zyrë për ti përcjellë këtë propozim, por ai e refezuoi kategorikisht.

“Kur më është kërkuar ti marr Partinë Demokratike Bashës, e kam refuzuar. Para 3-4 vitesh, as në një të mijtën e sekondës nuk më ka shkuar në mendje.

Donald Lu më ka dërguar persona në zyrë. Biseda me të ishte miqësore, por direkt personi më ka ardhur nga Donald Lu. Nuk më ka shkuar mendja për një të qindën e sekondës që unë ta dëgjoj atë këshillë. Nuk jam njeri unë që të lëviz në atë mënyrë. Secili ka formimin dhe qëndrimet e veta”, zbuloi Berisha.