Aktualitet Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet për herë të parë në Parkun Kombëtar të...

Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet për herë të parë në Parkun Kombëtar të Prespës

Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është fotografuar për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës.

Fotoja përkon me 11 vjetorin e fotos së parë të rrëqebullit në Shqipëri, zbuluar më 21 prill 2011.

“Një surprizë e bukur për ekipin tonë gjatë kontrollit të kamerave kurth sot, ishte fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës. Duke na vërtetuar se ky lloj po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit”, shkruan shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri na faqen e saj në Facebook.

Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar gjithashtu edhe në anën Maqedonase të Parkut të Prespës, pasi kufijtë nuk ekzistojnë për jetën e egër.