Një akt që del jashtë çdo lloj standardi, e ka konsideruar ish kryeministri Sali Berisha betimin te noterja të Arta Vorpsit. I ftuar në studion e Mbrëmje në ABC news të Mirela Milorit Berisha tha se kjo shënon një nga ngjarjet më të paimagjinueshme për një shtet
“Kjo ditë shënon një nga ngjarjet më të paimagjinueshme për një shtet të cilën as humoristët më të shquar, as Agim Xhafka nuk mund ta imagjinonte së mund të ndodhte, kur një gjykatëse kandidate për Gjykatë kushtetuese zgjedh noterin për të bërë betimin kushtetues, një akt që del jashtë çdo lloj standardi”.
Duke qenë se e ka njohur personalisht Arta Vorpsin ai i çon mesazhin që nëse e ka bërë vetë këtë akt është dy herë më keq sesa mund t’ia kishte diktuar Rama për të poshtëruar presidencën.
“Nga të gjithë ata kandidatë unë e kam njohur dhe kam patur mendim pozitiv për Vorpsin, por më aktin që bëri sot duhet ti çoj këtë mesazh: Nëse e ka bërë vetë, nëse ia diktuan se me thonë që ia diktoi Rama nga Londra për të poshtëruar institucionin e Presidencës është shumë keq, por nëse e ke bërë vetë është dy herë më keq dhe së fundi gjëja më e mirë është të kalojë në politikë. Sot në mbarë Evropën ushton kjo thagmë që në Shqipëri Gjykata Kushtetuese betohen te noteri”, tha Berisha.
Sali Berisha hodhi akuza të forta drejt kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.
Sipas Berishës, Dvorani është njeri pa dinjitet dhe e futi gjykatën Kushtetuese në një krizë të turpshme.
Berisha: U vu se gjithë problemi është këtu, u vu në krye të KED një njeri i shquar për një amoralitet total profesional. Njeri pa dinjitet dhe pa karakter se në origjinë të kësaj që ndodh është zbatimi i urdhërave që ia bën dhe e futi vendin në një krizë të turpshme. E bëri me një zotim me Edi Ramën që t’ia marrim Ilir Metës kandidatin. Atëherë si duhet të arrinim këtu. Në shtator, nga 21 shtatori deri në 7 nëntor ky skllav i krimit që quhet Dvoran, ka 100 milion që nuk i justifikon, ka marrë apartamente dhe miliona euro nga Telekom ky individ që është në kundërshtim me Kushtetutën se nuk është magjistrat merr përsipër me bërë kurthet e shtetit. Erdhi në KED, në kundërshtim me ligjin, me një tagër që se meritonte kurrë se nuk kalonte vettingun.
Milori: Vetingun e kanë ndërkombëtarët?
Berisha: Pse ca janë ndërkombëtarët engjëj?
Milori: Edhe Meta mbrëmë ishte i ashpër me ndërkombëtarët
Berisha: Por engjëj nuk janë.
Milori: Të korruptuar ka patur?
Berisha: Po absolutisht ka patur me shumë raste që i kanë dënuar qeveritë e tyre
Milori: Por që kanë punuar kundër interesave të Shqipërisë?
Berisha: Këto janë probleme të ndryshme.