Organizimi i protestës së 13 prillit, ka vënë në lëvizje strukturat e Partisë Demokratike.
Lulzim Basha thirri në një takim Kryesinë e më pas edhe Këshillin Kombëtar bashkë më ish-deputetët, ku ju ka kërkuar angazhim për të bindur qytetarët që të bashkohen në shesh para Kryeministrisë.
Basha, është shfaqur optimist para anëtarëve të Kryesisë, duke theksuar se pas djegieve të mandateve opozita është shumicë absolute.
Sipas televizionit Ora, në mbështetje të Bashës ishte dhe Berisha i cili ndër të tjera është shprehur se ditën kur PD do të fitojë zgjedhjet, kundërshtarët do ti kërkojnë ndjesë.
Përtej kësaj ai ka pasur edhe një këshillë për zëvendësuesin e tij.
Berisha: Është normale që partia të dalë edhe mbi liderin. Lider bëhesh ditën që çon partinë në fitore dhe fiton zgjedhjet.
Deri kur të shkosh në atë moment, shpesh të duhet ti futesh detit në këmbë.
Atëherë kur do të fitosh zgjedhjet të gjithë do të kërkojnë ndjesë.