Politika Berisha: PD në ditët e saj më të këqija, Basha duhet të...

Berisha: PD në ditët e saj më të këqija, Basha duhet të ishte larguar pas zgjedhjeve

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimit me demokratët ka thënë se Partia Demokratike sot është në ditën e saj më të keqe. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet.

“Partia Demokratike është në ditën më të keqe të saj. Ka tetë vite që ajo kalon nga disfata elektorale në disfatë elektorale. Kjo është PD në ditët e sotme. PD humbi zgjedhjet e fundit, në të cilat Edi Rama vodhi, bleu dhe grabiti dy herë më shumë se në vitin 2017. PD nuk i fitoi zgjedhjet, unë nuk mund të them atë që nuk është. Ditën e zgjedhjeve në darkën, sondazhi më serioz që kishim pyet votuesit demokrat dhe rezultati tregoi se vetëm 20% votuan për kryetarin, pjesa tjetër për PD, ndërsa ishte ndryshe raporti në kampin tjetër”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha se Basha pas zgjedhjeve duhet të ishte larguar, pasi kishte humbur dhe zgjedhjet në vitin 2017. Duke marrë shembullin e zgjedhjeve të vitit 2001 dhe se kishte reaguar PD në atë kohë, Berisha tha se Basha ka vepruar vetëm për interesin e tij personal.