Politika Berisha: Veliaj presion Ramës për ta rikonfirmuar si kandidat në Tiranë

Berisha: Veliaj presion Ramës për ta rikonfirmuar si kandidat në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryebashkiaku, Erion Veliaj është në betejë me kryeministrin Edi Rama dhe se i ka bërë presion këtij të fundit, për ta rikonfirmuar si kandidat për zgjedhjet lokale.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se balancat tanimë janë në favor të Veliajt, të cilin e cilëson si fatkeqësinë më të madhe të qytetit të Tiranës.

“Unë nuk besoj se Rama konfirmoi Veliajn. Veliaj, jo presion, por siç e shihni, e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi pak te beteja që nisi.

Nisi betejën me kullat, Veliaj tha vazhdo, por katet janë të tuat dhe unë do t’i nxjerr. Te kullat, Rama ka fjalën finale. Mund t’u them se balancat janë spostuar në favor të një njeriu, që është fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës”, theksoi kryedemokrati.