Bota Biden flet me Von der Leyen: Interesa të përbashkëta, përfshirë Ballkanin Perëndimor

Biden flet me Von der Leyen: Interesa të përbashkëta, përfshirë Ballkanin Perëndimor

Në një bisedë telefonike midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula on der Leyen, udhëheqësit ranë dakord, ndër të tjera, për “koordinimin e interesave të përbashkëta duke përfshirë Kinën, Rusinë, Bjellorusinë, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor”.

Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga një numër pozicionesh ndërkombëtare gjatë katër viteve të fundit, duke lejuar Rusinë dhe Kinën të rrisin ndikimin e tyre, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, demokrat Joe Biden, i cili mori detyrën në janar, njoftoi kthimin e ndikimit ndërkombëtar të SHBA. Në këtë kontekst, ai theksoi mbështetjen për Bashkimin Evropian dhe angazhimin për të riparuar dhe ringjallur partneritetin midis SHBA dhe BE.

Siç u njoftua pas takimit të Von der Leyen dhe Biden, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord për të pezulluar për katër muaj tarifat e ndërsjellta të vendosura për shkak të mosmarrëveshjes mbi subvencionet për prodhuesit e avionëve Airbus dhe Boeing.

Është një mosmarrëveshje që ka qenë objekt i procedurave në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) për vite me rradhë.

Në tetor të vitit të kaluar, OBT miratoi futjen e detyrimeve doganore në Shtetet e Bashkuara për shkak të subvencioneve të paligjshme për Boeing me vlerë 4 miliardë dollarë.

Një vit para fundit, OBT miratoi tarifat kompensuese për Shtetet e Bashkuara për subvencionet evropiane ndaj Airbus në importet nga BE me vlerë 7.5 miliardë dollarë.

Tani të dy palët kanë njoftuar një vendim për heqjen e ndërsjelltë të këtyre tarifave pas një bisede telefonike midis Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentit të SHBA Joe Biden.

“Si një simbol i një fillimi të ri, Presidenti Biden dhe unë kemi rënë dakord të pezullojmë të gjitha detyrimet e eksportit në kontekstin e mosmarrëveshjes Airbus-Boeing”, tha Ursula von der Leyen.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe BE në luftimin e pandemisë COVID-19, forcimin e sigurisë globale shëndetësore dhe avokimin për një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike globale, luftimin e krizës klimatike dhe forcimin e demokracisë.