Bota Biden në Europë për një “samit të jashtëzakonshëm të NATO-s”. Putin: Ukraina...

Biden në Europë për një “samit të jashtëzakonshëm të NATO-s”. Putin: Ukraina nuk është serioze

Presidenti Joe Biden do të udhëtojë drejt Europës javën e ardhshme për të biseduar me udhëheqësit evropianë rreth sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, njoftoi të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Ndërsa New York Times zbulon se Biden do të marrë pjesë edhe në një samit të jashtëzakonshëm të NATO-s.

Presidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e NATO-s dhe të BE-së në një samit në Bruksel më 24 mars. Ai do të ndjekë gjithashtu një takim të planifikuar të Këshillit Europian, ku po bëhen përpjekje për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, si dhe për ndihma humanitare për Ukrainën.

“Gjatë kohës që ai do të jetë atje, qëllimi i tij do të jetë të takohet drejtpërdrejtë me homologët e tij evropianë dhe të bisedojë e të vlerësojë gjendjen në këtë pikë të konfliktit ndërsa Rusia sulmon Ukrainën. Kemi patur qëndrime jashtëzakonisht të harmonizuara deri më tani”, tha zonja Psaki. “Kjo nuk ndodh rastësisht. Presidenti beson së tepërmi tek diplomacia kokë më kokë. Pra, kjo është një mundësi për të bërë pikërisht këtë gjë”.

Putin: Ukraina nuk po tregon seriozitet për të gjetur një zgjidhje

Ukraina nuk po tregon seriozitetin e duhur për arritjen e një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët për fundin e konfliktin. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin, sipas  Kremlinit – i cituar nga agjencia Bloomberg – referuar bisedës me presidentin e Këshillit të BE, Charles Michel.