Kryesore Bilanc dramatik në Itali, 743 viktima këtë të martë. Por bie numri...

Bilanc dramatik në Itali, 743 viktima këtë të martë. Por bie numri i të prekurve

Dy ditët e fundit duket se ishin një iluzion në drejtim të uljes së numrit të viktimave në Itali.

Për fat të keq shifrat e viktimave këtë të martë janë sërish shumë të lartë.

Autoritetet bënë të ditur se kanë vdekur 743 persona këtë të martë, 141 më shumë se një ditë më parë. Totali i viktimave ka shkuar tashmë në 6820.

Numri i vdekjeve këtë të martë është padiskutim një rekord negativ që i afrohet pikut të shënuar ditën e shtunë që ishte 793 viktima

Lajmi i vetëm pozitiv dhe domethënës është dita e tretë radhazi në ulje e numrit të pacientëve të rinj. Këtë martë janë shënuar 3612 raste reja, ndërsa të hënën ishin 3780 raste.

Numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit ka qenë 894, ndërsa në total shifra e atyre që janë shëruar ka shkuar në 8326.