Kryesore Bill Gates do të financojë shtatë studime për zbulimin e vaksinës Covid-19

Bill Gates do të financojë shtatë studime për zbulimin e vaksinës Covid-19

Ekziston një vaksinë e mundshme për koronavirusin që po hyn në fazën e parë të provave klinike. Inovio Pharmaceuticals u kujdes për testimin e saj, pasi administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve (FDA) e pranoi kërkesën e kësaj kompanie kaliforniane për të filluar testimin në kuadër të programit të Investigational New Drug.

Kjo vaksinë bazohet tek ADN e njeriut dhe eksperimentimi i saj filloi pas rezultateve inkurajuese të arritura tek kafshët, të cilat shfaqen një imunitet të mirë ndaj Covid-19.

Por, si funksionon?

Në thelb të kësaj vaksine qëndron një plazmid (d.m.th, një molekulë e ADN-së), e cila injektohet tek një pacient dhe që është krijuar posaçërisht e tillë që qelizat e tij të përgjigjen duke krijuar një antitrup specifik, që është në gjendje të luftojë një infeksion të caktuar.

Nëse do të funksiononte kjo “strategji”, do të ishte hera e parë që një vaksinë me bazë ADN-je është përdorur tek njerëzit.

Inovio, e cila ka kryer më parë një studim për trajtimin e SARS dhe që përfundoi fazën e parë të testeve tek njerëzit, ka arritur të zhvillojë dhe prodhojë deri më tani mijëra doza të INO-4800, e cila mund të jetë vaksina e mundshme kundër Covid-19, dhe që tani kompania mund të vazhdojë eksperimentin e saj, mbi të gjitha falë fondeve të dhuruara nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

Fondacioni i shefit të Microsoft, si dhe shumë organizata të tjera jofitimprurëse, kanë vendosur të dhurojnë 125 milionë dollarë për të kontribuar në zbulimin e një vaksine që mund t’i japë fund pandemisë.

Fondet e Bill Gates janë ofruar për ndërtimin e laboratorëve dhe infrastrukturës së nevojshme për shkencëtarët dhe grupet kërkimore që do të punojnë për prodhimin e shtatë vaksinave më premtuese për të ndaluar virusin Covid-19.

“Fondacioni im, meqë mund të lëvizë më shpejt se qeveritë, është për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme dhe për të siguruar lehtësira materiale për shtatë epiket më të mira shkencore në botë që mund të gjejnë një vaksinë kundër pandemisë. Pastaj, do vazhdojmë me seleksionimin e ekipeve më të mira shkencore që treguan se mund të ecin shumë hapa përpara, duke u reduktuar në dy ose në tre ekipe maksimumi. Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre dhe ne nuk mund të kthehemi pas”, citohet nga njoftimi i Bill Gates.

Megjithatë, duke u rikthyer në çështjen Inovio, kompania sqaroi se nëse testet e kryera tek 40 vullnetarët e përzgjedhur japin rezultatet e dëshiruara, miliona doza të vaksinës Covid-19 do të jenë të mundshme deri në fund të vitit 2020.

Personat që vendosen për t’iu nënshtruar eksperimentit të vaksinës, u përzgjodhën nga Shkolla e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia.