Politika Koronavirusi, PD kërkon më shumë teste, reagon Edi Rama

Koronavirusi, PD kërkon më shumë teste, reagon Edi Rama

Prej ditësh, Partia Demokratike kërkon të realizohen më shumë testime për koronavirus, në mënyrë që të jetë më e qartë situata e personave të prekur, e cila do të ndihmonte më pas edhe në luftën ndaj virusit.

Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një statusi në Twitter, ku shkruan se numrin e testimeve nuk e vendos qeveria.

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!”, shkruan Rama.