Jeta mund të kthehet plotësisht në normale vetëm pasi një vaksinë për të luftuar koronavirusin e ri të jetë globalisht në dispozicion, sipas bashkëthemeluesit të Microsoft dhe filantropit, Bill Gates.
Një vaksinë kundër virusit nuk pritet të jetë në dispozicion deri para vitit të ardhshëm.
”Puna duhej të bëhej shpejt për një vaksine të re për të mundësuar një miliard doza sa më shpejt të jetë e mundur”, tha dje Gates në një intervistë me ”Fox News”.
”Kombet e zhvilluara si SHBA do të jenë në gjendje të luftojnë virusin herët a vonë, por virusi duhet të mposhtet globalisht”, shtoi ai.
“Gjërat nuk do të kthehen përsëri në normale derisa të kemi një vaksinë që ka dalë në të gjithë botën”, tha Gates për ”Fox News”.
Të enjten, Gates i bëri thirrje qeverisë amerikane të fillojë ndërtimin e fabrikave për prodhimin e vaksinave në luftën kundër virusit.
”Kjo mund të çojë në humbjen e miliona dollarëve, pasi disa vaksina me siguri nuk do të nevojiten kurrë”, pranoi Gates në blogun e tij, GatesNotes.
”Asnjë kompani private nuk mund të marrë përsipër këtë rrezik”, tha Gates, ”por do të ishte mënyra e vetme për të siguruar prodhimin në masë të një vaksine”.
Fondacioni ”Gates”, i cili kryesisht financon programe shëndetësore, tashmë ka siguruar 105 milionë dollarë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Në një bisedë shumë të shikuar për TED në 2015, Gates tha që kërcënimi më i madh në botë ishte pikërisht një pandemi